Ryan: Trump duhet të kuptojë që Rusia nuk është aleat i Amerikës
Për liderin demokrat të Senatit, Chuck Schumer veprimi i Trumpit ka forcuar kundërshtarët dhe ka dobësuar mbrojtjen dhe aleatët e Amerikës.
Donald Trump dhe Vladimir Putin
Një rrebesh kritikash u përplas mbi Presidentin amerikan pasi i doli në mbrojtje Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Në samitin e Helsinkit, shefi i Shtëpisë së Bardhë i kundërshtoi pretendimet e agjensive amerikane të inteligjencës, duke thënë se Moska nuk kishte arsye që të përfshihej.
I menjëhershëm ishte reagimi i republikanit më të rëndësishëm në Kongres, kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili tha se Presidenti duhet ta kuptojë që “Rusia nuk është aleati ynë”. Një tjetër republikan, senatori John McCain tha se kjo ishte një performancë e turpshme.
Për liderin demokrat të Senatit, Chuck Schumer veprimi i Trumpit ka forcuar kundërshtarët dhe ka dobësuar mbrojtjen dhe aleatët e Amerikës. Putini vetë padyshim bëri atë që ka bërë prej kohësh, e mohoi ndërhyrjen dhe pas bisedimeve dyorëshe me dyer të mbyllura, Trumpi deklaroi se e beson fjalën e tij.
Ai po kështu fajësoi gabimet e paraardhësve për faktin që sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një pikë tejet të ulët. Si për të treguar se nuk ka gjë për të fshehur, shefi i Kremlinit u ofrua t’i lejojë hetuesit amerikanë që të vizitojnë Rusinë për të marrë në pyetje oficerët e shërbimeve sekrete, të akuzuar për hakerimin e fushatës së Hillary Clinton.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
28.1%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 1905
Lajme të tjera
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Kush është Elvira Vikhareva, kundërshtarja e Putinit që e kanë helmuar: Nuk do ta mbyll gojën
25 Mars, 15:18
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake
25 Mars, 07:14
-
Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
24 Mars, 21:05
-
Frrok Çupi: Xi erdhi, pa… dhe e la Putinin prapë në rrethim
24 Mars, 13:22
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
'Muri kinez' i mbron krahët Putinit
23 Mars, 07:35
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42
-
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, çfarë dihet deri tani
22 Mars, 17:39
-
Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez në Moskë kapet duke porositur KFC (VIDEO)
22 Mars, 16:19
-
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Donald Trump?
22 Mars, 08:14