TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka nisur hetimin për gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, i cili u arrestua dje për korrupsion. Gjyqtari Pojanaku i mori 25 mijë lekë ryshfet një qytetareje për të mos nisur një proces gjyqësor.
Pas arrestimit në flagrancë të gjyqtarit, ILDKPKI ka nisur hetimin administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private, të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku i arrestuar për korrupsion dhe mitmarrje.
Sipas ILDKPKI hetimi ka nisur me qëllim kryerjen e veprimeve verifikuese mbi vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara nga vetë Pojanaku, si dhe evidentimin e burimeve të mjaftueshme ose jo për pasuritë dhe interesat private të tij.
“Inspektori i Përgjithshëm, pasi u njoh me njoftimin për arrestimin e Gjyqtarit Dhimitër Pojanaku përmes medias së shkruar, bazuar në nenin 25/1, pika 4 e Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, urdhëroi menjëherë fillimin e hetimit administrativ ndaj këtij subjekti për të gjitha deklaratat e interesave private, me qëllim kryerjen e veprimeve verifikuese mbi vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara nga vetë subjekti, si dhe evidentimin e burimeve të mjaftueshme ose jo për pasuritë dhe interesat private të këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave thekson se pas përfundimit të hetimit, rezultatet do të bëhen publike, duke shtuar se në realizimin e procesit hetimor do të bashkëpunohet edhe me strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Për rastin e gjyqtarit Pojanaku ka reaguar edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është shprehur se përsa I përket rastit të gjyqtarit Pojanaku, prokuroria i ka referuar informacionet e nevojshme Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke garantuar se ka shumë raste të tjera në hetim për zyrtarë, gjyqtarë apo edhe prokurorë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com