Ryshfeti 50 mijë €, Prokuroria:
4 vite burg për gjyqtaren Andrea
Arkiv/ Të gjitha lajmet për Majlinda Andrea

Ryshfeti 50 mijë €, Prokuroria:<br />4 vite burg për gjyqtaren Andrea<br />Arkiv/ Të gjitha lajmet për Majlinda Andrea
Prokuroria e Përgjithshme kërkon 16 vite dënim për 5 të pandehurit e dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Lartë ku mes të pandehurve është dhe Majlinda Andrea, gjyqtarja e pezulluar ndaj të cilës u kërkuan 4 vite burg.
 
Në plotësim të dënimit ndaj Andreas, prokurori Arben Kraja kërkoi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite ndaj gjyqtares së hetuar për korrupsion dhe pezulluar me vendim gjykate.
 
Pesë vite burg akuza kërkoi për bashkëshortin e gjyqtares Odise Andrea i cili sipas hetimeve ka rezultuar se nga Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro për të ndikuar tek bashkëshortja gjyqtare.
 
Dënimet e kërkuara për tre të pandehurit e tjerë ishin, 4 vite për Petraq Dashin i cili nga hetimet rezulton në rolin e sekserit, 2 vite për Ilia Cabirin dhe 1 vit për Eleni Linon këta të fundit pronarët e tokës në Ksamil.
 
Prokuroria kërkoi dhe konfiskimin për llogari të shtetit dhe të 50 mijë eurove tashmë të sekuestruara në bankat e nivelit të dytë, para këto të cilat nga hetimet pasi Odise Andrea i ka marrë nga Petraq Dashi i ka depozituar në llogarit e tij bankare.
 
Më 16 Korrik të 2016-ës Prokuroria e Përgjithshme bëri publik hetimet ndaj gjyqtares Andrea dhe masën e pezullimit të saj, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares për disa kohë qëndroi në arrati deri sa u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
 
Në përfundim të pretencës si avokati dhe vetë Odise Andrea nuk bënë asnjë koment.
 
Ky rast korrupsioni sipas Prokurorisë u zbulua nga një hetim i Krimeve të Rënda por për shkak të kompetencës dhe përfshirjes në këtë vepër penale të një gjyqtari të lartë si në rastin e znj.Andrea dosja u transferua për kompetencë pranë kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.
 
Vetë të pandehurit e kanë mohuar akuzën e korrupsionit ndërsa në gjyq Odise Andrea deklaroi se paratë i kish marrë borxh tek Petraq Dashi për të kryer disa investime.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)