Ish-ambasadori ynë në Çeki Qazim Tepshi, është dorëzuar nga prokuroria si i pandehur në gjykatën e Tiranës, e cila e akuzon për “Refuzim të deklarimit, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve civile”. Sipas prokurorisë së Tiranës e cila ka kryer hetimet, Qazim Tepshi akuzohet se ka fshehur shumën financiare prej 178 mijë euro dhe një automjet tip benz “Rexhina”.
Ky konkluzion është nxjerrë nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës ku pas hetimeve të kryera specialistet e njësisë Task-Forcë thanë se kanë mundur të faktojnë fshehjen e pasurisë së kryediplomatit shqiptar në Çeki Qazim Tepshi, i cili gjatë viteve 2006-2008 s’ka bërë deklarimin real të pasurisë së tij. Ky i fundit është marë i pandehur pasi rezulton të ketë fshehur të ardhurat që ai ka përfituar nga shitja e një apartamenti në zonën Komuna e Parisit dhe disa llogari bankare që administrohen nga familjarët e tij. Pretendimet e prokurorëve Tepshi i ka hedhur poshtë duke deklaruar se nuk kam gjykuar ta deklaroj këtë shumë se nuk janë krijuar në ambasadë.
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com