S'deklaroi arrestimin në Prizren
Flamur Noka rrezikon mandatin
Analiza/Për Prokurorinë dhe rastet Noka – Mediu!

S'deklaroi arrestimin në Prizren<br />Flamur Noka rrezikon mandatin<br />Analiza/Për Prokurorinë dhe rastet Noka – Mediu!
Flamur Noka rrezikon mandatin e deputetit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. 

Ish-ministri i Brendshëm, sot deputet, po hetohet nga sektori i verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme, me dyshimin se nuk ka pasqyruar të vërtetën në formularin e vetdeklarimit.

Burime pranë organit të akuzës thonë se për të verifikuar pretendimet e ngritura nga deputetë e PS-së, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar zyrtarisht Kosovës me anë të një letër-porosie.

Si objekt i saj është verifikimin nëse shtetasi Flamur Noka është ndaluar në Prizren në vitin 1991 nga policia e ish-Jugosllavisë. 

Veç kësaj, është kërkuar të verifikohet në arkivat e Policisë së Kosovës, nëse Flamur Noka ka qëndruar ndonjë ditë i arrestuar apo vetëm është marr në pyetje dhe është lënë i lirë.

Për të gjitha këto pyetje, prokuroria thotë se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga autoritet e drejtësisë së Kosovës.

Ndërkohë, vetë Flamur Noka ka pranuar disa kohë më parë se është ndaluar nga autoritetet jugosllave dhe është marrë në pyetje, ndërsa ka pretenduar se ndalimi i tij është bërë për ta rekrutuar atë në shërbimin e fshehtë jugosllav, UDB

Deklarimet e rreme  
Një dokument zyrtar i zbuluar disa muaj më parë, konfirmon se ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka fshehur të dhënat rreth të kaluarës së tij, në formularin e vetëdeklarimit. Konkretisht, Flamur Noka, është ndaluar në vitin 1991 në ish-Jugosllavi.

Gjatë qëndrimit në burg, Noka është marrë në pyetje nga UDB jugosllave, në përpjekje për ta rekrutuar si bashkëpunëtor.

Dokumentet konfirmojnë gjithashtu se kryetari de fakto i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është marrë në pyetje në vitin 1991, nga Policia e shqiptare e Rrethit të Kukësit, për izolimin e tij në ish-Jugosllavi, deponimin para UDB jugosllave dhe ofertat e kësaj të fundit, për ta rekrutuar.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare, Noka ka pranuar se ka pasur oferta për të punuar për UDB, por ka refuzuar.

“Meqenëse Flamuri dinte serbisht, të cilën e kishte mësuar në Shkollën e Mesme Bujqësore, në fashitin Shishtavec, ku falsin në gjuhën gorane, shefi i sekretariatit të Punëve të Brendshme të Prizrenit, i ka thënë që të qëndronte në Jugosllavi dhe të punonte në UDB, duke i garantuar punë të mirë”, thuhet në dokument.

Noka si Selami dhe Tahiri?
Fakti që Flamur Noka nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin nga policia e ish- Jugosllavisë, i heq automatikisht mandatin, njësoj si ish deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Veç Nokës, mësohet se Prokuroria po kryen verifikime edhe për rreth 170 persona të tjerë, mes tyre të zgjedhur, deputet e zyrtarë të lartë të administratës publike, të cilët dyshohen se s'kanë pasqyruar të shkuarën e tyre dhe problemet me drejtësinë në formularin e vetëdeklarimit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik