S'do ta besoni, po ky vogëlushi
këtu është lidhur me 1 super-mami 

S'do ta besoni, po ky vogëlushi<br />këtu është lidhur me 1 super-mami 
Aktorja 36-vjeçare dhe artisti 23-vjeçar, Nick Jonas, po përjetojnë një lidhje romantike. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka pohuar ende asgjë, të dy janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit, duke përhapur zëra se mund të kenë diçka më shumë se thjesht miqësi.

Pak ditë më parë, në një intervistë në radio, Jonas preferoi të mos fliste rreth marrëdhënies me aktoren. "Disa gjëra preferoj t'i mbaj për vete. Jetojmë në një vend të çuditshëm ku diçka e vogël mund të zmadhohet shumë", tha ai duke rritur edhe më shumë dyshimet se mes të dyve ka diçka më shumë.

Kate Hudson nga ana tjetër, e ftuar në "Watch What Happens Live", iu përgjigj pyetjes së një telefonuesi në studio. Ky i fundit e pyeti nëse ishte e vërtetë që po frekuentohej me Nick Jonas. Hudson menjëherë shpërtheu në të qeshura dhe tha se nuk donte të merrej me thashetheme.

"Agjenti im ka qenë mashkulli misterioz për më shumë se 25 herë. Sinqerisht nuk mund të përqafohesh ose të flasësh me dikë pa u quajtur 'diçka'". Pra praktikisht...është e komplikuar.
kate hudson nick jonas
kate hudson nick jonas
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit