Ergest Zhupani, 28 vjeçari që në 21 shkurt 2016 ekzekutoi me thikë shokun e tij Arenc Liço, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, dhe se dosja në ngarkim të tij i ka kaluar gjykatës për akuzën e “Vrasjes me dashje”.
Sherri me thika ka ndodhur gjatë natës së 21 shkurtit rreth orës 22:00 në një lokal pikë bastesh në zonën e Shkozës, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur në vend 39-vjeçari Arenc Liço.
Shkak i lindjes së këtij konflikti ka qënë një sher pasi viktima nuk kishte ftuar në ditëlindje autorin e krimit. Sipas dosjes së prokurorisë lokali ndodhej në rrugën “Shemsie Haka”, ku shokët mblidheshin shpesh për të parë ndeshjet e futbollit.
Në bazë të provave të mbledhura autori i ngjarjes është identifikuar si Ergest Zhupani, 28 vjeç, i cili është arrestuar nga policia e kryeqytetit, vetëm disa orë pas kryerjes së krimit.
Sipas dinamikës së zbardhur gjatë fazës së hetimit deri në orën 21:30, gjithçka shkonte normalisht në pikën e basteve të loto sportit, deri kur mes miqve nisën të shkëmbeheshin ofendimet e para.
Sipas dëshmive të klientëve në lokal, viktima dhe vrasësi kishin kujtuar një grindje të pak kohëve më parë, teksa vijonin të konsumonin pije alkoolike. Ndërkaq, mësohet se ata ishin ulur në të njëjtën tavolinë dhe kur sherri arriti pikën kulminante, të dy nisën të shanin njëri-tjetrin, derisa u përleshën me grushte.
Në sherr janë përfshirë të paktën katër persona,të cilët janë goditur me grushte, shkelma dhe sende të tjera të forta, por 28-vjeçari Zhupani e qëlloi Liçon dy herë me thikë, duke e rrëzuar në tokë.
Goditjet me thikë në bark i kanë prekur organet jetësore, ndërsa klientët që ndodheshin në lokal e dërguan menjëherë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Vrasësi u largua në këmbë, duke përfituar nga rrëmuja dhe nga errësira.
Ndërkohë që u arrestua disa orë pas kryerjes së krimit. Dosja e Zhupanit që prej 26 majit 2016 është rregjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim, ndaj tij të nisë procesi gjyqësor.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com