TIRANE - Nëse nuk gjen emrin në listat zgjdhore dhe dëshiron të votosh, deri më dt.21 qershor, të premten ora 24:00 mund t’i drejtohesh gjykatës për tu pajisur me leje votimi. Ky është një proces pa kosto për qytetarët dhe shpenzimet i përballon gjykata.
Zëdhënësja e gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Eva Avdia shpjegon se për të shqyrtuar kërkesat e qytetarëve kjo gjykatë ka marrë masat duke caktuar një trup gjyqësore dhe deri më tani administrata gjyqësore ka pranuar 5 kërkesa.
" Nga ana e gjykatës janë marrë të gjitha masat për caktimin e një numri të mjaftueshëm gjyqtarësh të cilët do të gjykojnë kërkesat e paraqitura pranë kësaj gjykate, dhe gjatë ditëve të pushimit në mënyrë që asnjë qytetar të mos mbetet pa votuar. Deri në këto moment pranë gjykatës janë depozitaur 5 kërkesa për lejim votimi, nga të cilat janë përfunduar 3. 1 është pranur, gjykata ka dhënë vendimin për lejim votimi, 2 të tjerat janë pushuar."- tha Eva Advia në një prononcim për tv A1 Report.
Në zgjedhjet e 2009, në gjykatën e Tiranës u regjistruan 400 kërkesa vetëm 2 ditë para votimeve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com