S'ka asnjë afat për reformën
Manjani:Të shqyrtohen 3 draftet
PDF/ Zbardhet drafti final i Reformës në Drejtësi

S'ka asnjë afat për reformën<br />Manjani:Të shqyrtohen 3 draftet<br />PDF/ Zbardhet drafti final i Reformës në Drejtësi
Asnjë afat për reformën në drejtësi. Përveç heshtjes një ditë pas përfundimit ët draftit nga ekperëtët, nuk pati asnjë zhvillim tjetër që ta conte përpara këtë nismë.
Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, komisioni i posacëm nuk u mblodh pavarisht se 12 janari ishte trumbetuar si data kur depuetet e kryesuar nga Fatmir Xhafaj, do të miratonin draftin, për t’ia përcjellë me urgjencë një ditë më pas komsionit të Venecias.

Asnjë nga deputetët nuk është njoftuar për mbledhje. Ata të PS-së thonë se drafti i ekpertëve po zbardhet, ndërsa ata të PD-së pretendojnë se kjo nismë po i mbahet qëllimisht e fshehtë, madje limitet kohore të përcaktuara nga kryetari Xhafaj, që ekpertët të përfundonin punën, kanë qenë thjesht mashtrime.

Ndërkaq ministri i drejtësisë Ylli Manjani , nga Lezha theksoi se në komision nuk duhet të shqyrtohet vetëm varianti i miratuar të hënën në mbrëmje, por dhe ai i ekpertëve të ministrisë së tij dhe ekpertëve të PD-së. por fatin e kësaj reforme, sipas tij, tashmë duhet ta përcaktojë politika.

"Tani ekspertët nuk mund t'i themi Mazhorancë dhe opozitë, se nuk janë me ekspertë pastaj kështu që ata kanë propozuar një draft, ekspertët e Ministrit të Drejtësisë kanë një alternativë, jam i bindur që dhe ekspertët e Partisë Demokratike mund të kene alternativat e tyre, tani është momenti i procesit politik, Politika duhet t'i shqyrtojë të gjitha opsionet."-tha Manjani

manjani
(Ministri i Drejtësisë Manjani duke folur nga Lezha)

Ndrësa Arben Ristani, anëtar i komsionit të posacëm të Reformës në Drejtësi, nga shkodra ka dhënë arsyet pse PD bojkotoi tryezën e ekspertëve.

"Nuk ka vend për të shpikur, duam një reformë në drejtësi që dhe te zvogëlojmë korrupsionin dhe të zvogëlojë korrupsionin dhe të zvogëlojë koperativizmin e organizatës por dhe të mos kapet politikisht sepse në rast se kapet politikisht Rama shton kërbaçet, shton shkopijtë që ka në dorë për të goditur kundështarët e tij politik dhe për të ngritur regjimin"-tha Ristani

Në datë 13 sipas Report TV,  komisioni i posacëm, duhej t’i përcillte Komisionit të Venecias draftin e miratuar, në mënyrë që ekperrtët e këtij kësaj strukture ndërkombëtare të ishin të përgatitur kur të vinin në Tiranë në 21 janar.

ristani
(Arben Ristani duke folur nga Shkodra)


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit