S'ka koalicion VMRO-BDI,
Gruevski: Zgjedhje të reja!

S'ka koalicion VMRO-BDI,<br />Gruevski: Zgjedhje të reja!
Pas përfundimit të afatit për arritjen e një marrëveshjeje për të arritur formimin e qeverisë, VMRO-DPMNE-ja ka reaguar me anë të një deklarate për situatën politike në vend, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën politike që ka pushuar vendin.

“VMRO-DPMNE së bashku me Koalicionin Për Maqedoni më të mirë, si fitues i zgjedhjeve të fundit të cilat kanë marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe kanë marrë më shumë vota dhe deputetë, beson se formimi i qeverisë duhet të synoj mbylljen e krizës politike, e jo rritjen e saj dhe e konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendimi i pjekur për tejkalimin e krizës dhe për caktimin e prioriteteve për reforma në plan të parë. Çdo zgjidhje tjetër vetëm do të çojë në konflikte të reja dhe probleme tjera”, shkruhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së, publikuar në orët e para të ditës së sotme

Gjithashtu në deklaratën e VMRO-DPMNE-së për mos arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisë, nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj kundërshtarëve të tyre, duke deklaruar se dikush nuk dëshiron që vullneti i populli të zbatohet duke e çuar vendin në një fazë të pasigurt.

BDI hedh poshtë pretendimet për arritje të një marrëveshjeje
BDI, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është arritur marrëveshja mes këtyre dy forcave politike duke thënë se është ende duke diskutuar pesë opsionet e ofruara.

“BDI-ja ka filluar një proces të gjerë konsultativ për të diskutuar 5 opsionet. Debati ka qenë konstruktiv, janë konsultuar anëtarët e partisë por edhe miqtë tonë ndërkombëtarë. Ka disa ditë që në kuadër të kryesisë qendrore po debatohen argumentet pro dhe kundër. Për momentin po them se në mënyrë unanime kemi konstatuar se akoma nuk janë shterur të gjitha argumentet. Do të vazhdojmë debatet dhe konsultimet edhe në ditët në vijim”, është shprehur Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së

Nga ana tjetër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas daljes nga selia nuk ka dashur të komentojë në lidhje me vendimin e kryesisë së partisë për arritjen ose jo të marrëveshjes.

Reagimi i BDI: S'kemi ende marrëveshje
BDI përgënjeshtron informacionet se është arritur marrëveshje për koalicion me VMRO-DPMNE.

Gazetarët para pak minutash kishin mundësi të kapnin momente nga takimi i kryesisë qendrore të BDI në Reçicë ku kreu i BDI-së Ali Ahmeti hodhi poshtë pretendimet se është arritur marrëveshje.

“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. 

Kabineti i ri, BDI merr 8 ministri dhe kryetarin e Kuvendit
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se do të jenë 8 ministri të cilat do të shkojnë për partinë Bashkimi Demokratik për Integrim. 

Një prej të cilave do të jetë dhe Ministria e Brendshme, një prej dikastereve më të rëndishme.

Gjithashtu, besohet se për herë të parë shqiptarët do kenë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë. 

Mesnata e kësaj të diele ishte edhe afati i fundit kushtetues për Nikola Gruevskin që të bindte BDI për të formuar qeverinë.

Redaksia Online
l.q/ D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje