Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj force politike, Lulzim basha i cili ka theksuar se në bashkëpunim me qytetarët, por edhe të rinjtë, muaji Janar do të jetë pikënisja e aksionit kundër këtij fenomeni.
“Premtimi ynë që bëjmë sot përpara të rinjve dhe gjithë shqiptarëve ka të bëjë me iniciativën që PD do të marrë për luftën kundër korrupsionit ku do të jetë prioritet nr 1. Koha ka ardhur, të ngrihemi përsëri kundër korrupsionit. Me ligj, institucionet, me duar, këmbë e thonj do i bëhemi barrierë korrupsionit e të korruptuarve. Të rinjtë barrikadë kundër korrupsionit, të gjithë të behemi pjesë e këtij aksioni, pasi korrupsioni duhet të ndëshkohet nga ligji” tha Lulzim Basha.
Protesta e fundit për këtë vit iu besua të rinjve edhe për shkak të kauzës që ata janë udhëhequr në protestat gjatë këtij viti, duke kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë. Për këtë çështje Lulzim Basha bëri një premtim për ta, kur tha se në javën e parë të qeverisë së tij do të zhbëjë këtë ligj, i cili sipas tij dëmton shtresat në nevojë që nuk kanë mundësi të arsimohen.
“Ligji për arsimin e lartë do të shfuziohet javën e parë të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike duke u zëvëndësuar me një ligj që të pamundurit të shkojnë në shkollë të lartë” tha Basha.
Ai tha se sot para Paralamenti të rinjtë i thanë shqiptarëve arsyet se përse qeveria e Ramës është de fakto qeveria e rrëzuar, e zprapsur, e ndalur, ku sipas tij, ata nxorën në pah të vërtetën që të gjithë e dinë.
“Ashtu si 25 vite më parë, sot me sjellje, vjedhje e inkriminim e arrogancë mbi ligjin kanë ndërtuar një aparte të dytë i cili ligjin din ta zbatojë vetëm për të pamundurin, jo për milionerin,Tahirin, Ramën,megavjedhjen e 600 milion eurove në xhepat e shqiptarëve” shtoi Basha.
Ky moment, shtoi ai, është një test për shqiptarët, ku pas 25 viteve fati e zoti po i teston zigjtë e shqipes për të mos pranuar Edi Ramën me 40 hajdutë.
“Para 25 viteve shqiptarët larguan nga historia diktatorët, sot do të çojnë në plehra pasardhësit e tyre” tha ai duke shtuar se ka ardhur koha për hapjen e një kapitulli të ri, ku promovohet i ndershmi, jo korrupsioni ku të gjithë do të dënohen pa dallime politike, sidomos ata që janë të inkriminuar në korrupsion.
Dhjetëra të rinj protestuan para godinës së parlamentit. Kësaj radhe munguan vezë apo domate por të rinjtë ishin pajisur me vuvuzela, e tymuese. Opozita është e vendosur në kërkesën e saj për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Këlliçi: Rinia nuk nënshtrohet, duam edukim, punë, dinjitet dhe aftësinë në karrierë.
Belind këlliçi, kreu i këtij forumi e ka çelur këtë protest me sloganin “Rama ik” ku ka thënë se të rinjtë nuk kanë mundësi që të arsimohen ndaj dhe po largohen nga vendi
Protesta, sipas Këlliçit, bëhet për disa kauza, si ai për ligjin e ri për arsimin e lartë, papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ngritjen e taskave, mungesën e investimeve publike dhe largimin e të rinjve nga vendi.