S'ka më sallam pa markë, AKU nis
kontrollet në gjithë vendin për mishin

S'ka më sallam pa markë, AKU nis<br />kontrollet në gjithë vendin për mishin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur këtë të martë kontrollin e mishit në të gjitha subjektet tregtare në bashkinë e Elbasanit. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Afrim Bakaj është shprehur se objekt kontrolli do të jenë rreth 74 subjekte që tregtojnë mish.

Sipas tij, qëllimi i këtij aksioni është pajisja me certifikatë të origjinës dhe sigurisë për të gjitha nënproduktet e mishit që tregtohen. Bakaj paralajmëron shtrirjen e këtij aksioni edhe në nivel kombëtar.

“Nuk do të lejohet tregtimi i sallamit pa markë. Do të kontrollohet niveli i fosfateve në bazë të kushteve të OBSH-së”, tha drejtori i AKU-së.

Ndërkohë pak javë më parë Organizata Boëtrore e Shwndetwsisw tronditi industrinë e përpunimit të mishit dhe konsumatorët, duke deklaruar  se nënproduktet e përpunuara të mishit mund të shkaktojnë kancer.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit