Ka udhëtuar për orë të tëra e fshehur në një valixhe nga Turqia në Francë. E tillë është historia e një katër vjeçare me origjinë nga Haiti, por e birësuar nga një familje franceze.
E mitura është gjetur brenda në valixhe, pranë një gruaje të ulur në pjesën e pasme të avionit.
Ka qenë një pasagjer që ka vënë re lëvizjet e çuditshme të bagazhit dhe i alarmuar ka lajmëruar ekuipazhin e avionit.
Gruaja është ndaluar nga policia për pak minuta në aeroportin "Charles de Gaulle" të Parisit, por nuk është arrestuar, sepse ajo ka deklaruar se 4-vjeçaren po e dërgonte në shtëpi, pasi kishte nisur procedurat e birësimit.
Fillimisht, “mami”, ishte përpjekur për të udhëtuar me të voglën në një avion tjetër, por këtë mundësi ia ka mohuar policia në aeroportin e Stambollit.
Gruaja ka vendosur të nisë një tjetër fluturim, pasi nuk kishte para për të paguar biletën e fëmijës dhe për këtë qëllim, kishte vendosur ta fshihte në bagazhin e saj.
Ky mesa duket ka qenë edhe arsyetimi që ka bindur policinë ta lirojë atë.
Pavarësisht se vogëlushja haitiane u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com