S'ndalet Netanyahu: Lufta do vijojë
edhe pas shkatërrimit të Hamasit!

S'ndalet Netanyahu: Lufta do vijojë<br />edhe pas shkatërrimit të Hamasit!
TEL AVIV - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thekson se luftimet në Gaza do të vijojnë në përputhje me nevojat e sigurisë izraelite edhe pas shkatërrimit të tuneleve të Hamasit.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për paqe, kryeministri Netanyahu, në një dalje për mediat, u shpreh se grupi militant i Hamasit do të paguajnë një çmim të patolerueshëm për sulmet e tyre ndaj Izraelit.

Deklaratat e kryeministrit izraelit, shuajnë kështu shpresat për një armëpushim të mundshëm që po diskutohet në Egjipt. Më herët zyrtarë të Izraelit bënë të ditur se nuk do të bëhen pjesë e diskutimeve për paqe në Egjipt, por se do të vijojnë sulmet deri në arritjen e qëllimit.

Luftimet në rripin e Gazës, mes Izraelit dhe Palestinës kanë nisur më 8 korrik, ku mbi 1655 palestinezë, më së shumti civilë, dhe 65 izraelitë, mes të cilëve dy ushtarë, kanë humbur jetën. Fillimisht sulmet Izraeli nisi me sulme ajrore, për të vijuar më pas me vendimin për të sulmuar edhe me ofensivë tokësore.

Gjatë këtij konflikti të ashpër, janë bërë disa përpjekje për armëpushim mes palëve, por që nuk ka zgjatur më shumë se disa orë. Për këtë të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerjen e armëpushimit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta