S'u dha në Këln mesazhi i Erdogan
tension midis Turqisë e Gjermanisë

S'u dha në Këln mesazhi i Erdogan<br />tension midis Turqisë e Gjermanisë
Në vijim të manifestimeve pro Erdogan në Këln të Gjermanisë, ministri i punëve të jashtme në Ankara ka thirrur për bisedime zëvendës ambasadorin gjerman në Ankara. Lajmi është konfirmuar nga media të ndryshme gjermane.
 
Qeveria turke ka kritikuar faktin që gjatë manifestimit është ndaluar të transmetohet një mesazh i presidentit Erdogan. Në vend të mesazhit organizatorët në ekranin e madh kishin lexuar një tekst të presidentit.

Ndalimi i transmetimit u kritikua nga shumë ministra të Turqisë. “ Një largim i lirisë së të shprehurit dhe demokracisë, shkroi në twitter ministri për BE Omer Celik. Edhe zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalim e cilësoi të papranueshëm mos transmetimin e mesazhit duke kërkuar të vërtetën .

Një ditë më parë shumë prej shtetasve turq që jetojnë në Gjermani me pankarta në duar dolën në mbështetje të presidentit Erdogan. Në to shkruhej “Për demokracinë kundra grushtit të Shtetit”.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë