Ish-deputeti i Partisë Demokratike në rrethin e Matit, Idriz Xhomara është ndarë nga jeta këtë të martë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. 

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi përmes një statusi në Facebook. Sipas deputetes, “PD në Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme”.

Statusi i Dhurata Çupit:
"Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera. Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit.

Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare. Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.
Ngushëllime. U prehsh në paqe koleg i nderuar".  

idriz xhomara
(Postimi i deputetes së PD)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com