Sëmundja largon nga gara për
Bashkinë kandidatin e PS për Pukën

Sëmundja largon nga gara për<br />Bashkinë kandidatin e PS për Pukën
PUKË - Për arsye shëndetësore është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 21 qershorit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Pukës, Rustem Struga.

Gjëndja jo e mirë shëndetësore e ka detyruar atë të tërhiqet nga gara, ku mësohet se ai ndodhet i shtruar në spital. Kjo dorëheqe e kandidatit të PS-së vjen vetëm pak ditë para fillimit të fushatës për kandidatët në të 61 bashkitë e vendit.

Ndërkohë, mazhoranca duhet të vendosë sa më parë për kandidatin që do të zëvendësojë Strugën për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Bashkinë e Pukës.

Letra e plote e dorëheqjes
“Si rezultat i disa shqetësimeve shëndetësore që pata javën e kaluar, prej disa ditësh i jam nënshtruar disa analizave dhe ekzaminimeve në ambjentet e QSUT-së. Nga konsultat që kam bërë, mjekët më kanë rekomanduar disa kohë më tepër pushim.

Duke parë edhe gjendjen time fizike, duke qenë se më duhet të vazhdoj edhe për disa kohë analiza dhe ekzaminime të tjera, sot i kam paraqitur kryetarit të PS-së, Z. Edi Rama dorëheqjen time nga detyra e kandidatit për kryetarin e Bashkisë Pukë në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Duke shprehur keqardhjen per këtë vendim te sforcuar, shpreh falenderimet e mia më të përzemërta për të gjithë ata që besuan dhe punuan këtë kohë pas nominimit tim si kandidat për kryetar.

Mirënjohje dhe respekt për strukturat e PS-së Pukë, për partitë e koalicionit të majtë, për grupin e deputetëve të qarkut Shkodër, për gjithë miqtë e mi me dhe pa parti që prej kohesh i janë kushtuar në maksimum kësaj fushate për të siguruar fitoren në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Një falenderim i veçantë shkon për kryetarin e PS-së Edi Rama i cili vendosi kandidimin tim në këto zgjedhje, dhe me këtë rast e siguroj kryetarin dhe të gjithë strukturat e PS-së Pukë dhe koalicionin e majtë se: me t’u permiresuar gjendja ime shëndetësore do vë në dispozicion gjithë mundësitë dhe energjitë e mia si në Bashkinë Pukë, por edhe në atë të Tiranës në funksion të fitores së 21 Qershorit.
Me respektin dhe konsideraten me te larte,

Sinqerisht,

Rrustem Strugaj “


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar