Sipas mjekëve pneumologë, nëse vite më parë mbizotëronin meshkujt që vuanin nga sëmundje të ndryshme të mushkërive, tashmë është rritur ndjeshëm edhe numri i femrave. Kështu, çdo vit në Sanatorium paraqiten mbi 1000 raste të reja në vit me një tendencë në rritje. Ndaj edhe mjekët rekomandojnë këshillat përkatëse sesi mund të parandalohen këto sëmundje, duke renditur edhe shkaktarët kryesorë.
Sipas ekspertëve, parandalimi ka të bëjë me duhanin, me tymrat, me gazrat. Çdo vit, në vendin tonë regjistrohen rreth 500 raste të reja me tuberkuloz. Por, megjithëse vdekshmëria nga kjo sëmundje nuk është e lartë, kjo patologji mbetet shqetësuese për vendin tonë. Sipas mjekëve, vaksina është një nga masat parandaluese dhe ajo injektohet te të porsalindurit që në javën e dytë, por ajo nuk është kusht për të mos u prekur nga kjo sëmundje. Përsa i përket shpërndarjes gjeografike të sëmundjes, zonat verilindore janë më problematike përsa i përket shfaqjes së rasteve të reja çdo vit.