TIRANE- Sindroma “Down”, atrofia muskulare dhe talasemia janë sëmundjet gjenetike që prekin më shpesh shqiptarët. Grigor Zoraqi, shef i Laboratorit të Sëmundjeve Gjenetike, në një intervistë për “A1 report”, ngre me shqetësim faktin se në vendin tonë nuk dihet as numri i saktë i personave që janë prekur nga sëmundjet gjenetike dhe as harta se ku këto sëmundje janë më shumë të përhapura, pasi nuk ka një regjistër kombëtar për raportimin e tyre.
 
Për shefin e sëmundjeve gjenetike problem mbeten edhe fëmijët që lindin çdo vit me talasemi. Ai shprehet se ka ardhur koha që ministria e Shëndetësisë të fillojë të zbatojë një projekt për parandalimin e lindjeve të reja me talesami, tek gratë shtatzëna.

Në vendin tonë çdo vit regjistrohen 35 mijë lindje të reja dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre bëjnë analiza paralindjeje për sëmundjet gjenetike. Nëse do të bënin këto analiza, atëherë çdo vit do të kurseheshin miliona lekë që i kushton buxhetit të shtetit trajtimi i një fëmijë me sëmundje gjenetike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)