Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush është shtruar në spital për shkak gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
 
92 vjeçari është dërguar në Spitalin Metodist në Teksas ka thënë një pjesëtar i stafit të zyrës së tij.
 
Mesa duket nuk është asgjë serioze pasi burimet thonë se ai për pak ditë do të rikthehet në shtëpi. 

Bush vuan nga sëmundja e "Parkinson's". Kohët e fundit ai përdor një karrike me rrota për të lëvizur.

Republikani Bush  ka shërbyer dy mandate si zëvendëspresident i Ronald Regan para se të zgjidhej president i SHBA në vitin 1988.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)