Sëmuret Princi Filip, humbet 
festimet e “Jubileut të Diamantë”

Sëmuret Princi Filip, humbet <br />festimet e “Jubileut të Diamantë”
LONDER- Duka i Edinburgut i shoqi i Mbretëreshës Elizabeta ll në Britani është dërguar në spital me një infeksion të fshikëzës së urinës dhe për rrjedhojë do të humbasë pjesën tjetër të festimeve të “Jubileut të Diamantë” që po mbahen për nder të 60 vjetorit të mbretërimit të Elizabetës.
Në një komunikatë të Bukingam Palace thuhej se Princi Filip 90 vjec u dërgua në spitalin
“Mbreti Eduard Vll” në Londër.
Ndërkohë Mbretëresha u bashkua me rreth 12 mijë qytetarë në koncertin jubilar që po mbahet për nder të saj. Princi do të qëndrojë në spital disa ditë nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve.
Ai dukej në një gjendje të mirë shëndetësore ndërsa shoqëronte Mbretëreshën të dielën në anijen mbretërore “ Spirit of Chartëell” e cila ishte pjesë e konkursit të jubileut.  Së bashku me Mbretërshën ai qëndroi në një udhëtim që zgjati mbi 80 minuta ndërsa ishin të shoqëruar nga rreth 1000 anije që udhëtuan për 7 km përgjatë lumit deri në ato që njihen si kullat Bridge.
Princi, i cili ishte trajtuar në dhjetor të vitit të kaluar nga një arterie koronare e bllokuar humbi koncertin e së hënës dhe nuk do marrë pjesë në shërbimin kombëtar të falënderimit që do të mbahet sot në Katedralen e Shën Palit. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë