Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar jashtë ambienteve të parlamentit se protestat do të vijojnë, ndërsa ministrja e Drejtësisë duhet arrestuar, pasi lejoi ekstradimin e Nazer Seitit. Ajo theksoi se Rama do të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka bërë, ndërsa në fund kishte një koment edhe për pyetjen nëse do të godasë sërish me çizme.
/Shqiptarja.com
“Ministrja iku me vrap, duhet arrestuar për ekstradimin e Seitit. Të kesh frikë edhe nga një fjalë, kushedi sa frikë ka qeveria e kukullave. Pres gjëra më të rënda nga kjo qeveri.
Ramën nuk do ta shpëtojë dot asgjë nga përfshirja në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar dhe përgjegjësia më e madhe që ka se shkatërroi Shqipërinë.
Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment, janë nga më të ndryshmet, nga minatorët, te naftëtarët dhe gjimnazistët. Sot i kisha këpucët me takë të rëndë, çizmja më e rëndë është e krimit të organizuar dhe duhet të kthehet në çizmen e cdo shqiptari që i bie në kokë Ramës” tha Kryemadhi.
d.b/shqiptarja.com
VIDEO











