PARIS - Një skandal i ri që lidhet me shitjen e mishit të kalit po del në dritë në Europë, pas atij të mishit të lazanjave. Një rrjet mafioz belg akuzohet se qëndron në qendër të një trafiku të madh të mishit të kalit. Ende nuk dihen se sa të mëdha mund të jenë pasojat e këtij trafiku, shkruan rrjeti informativ “EuroNews”.
Në lidhje me këtë skandal të ri, është hapur një hetim në Francë, ku mbërrijnë kafshët që më pas transportohen për në Belgjikë. Këtu më pas falsifikohen certefikatat e kuajve të hipizmit që janë trajtuar me ilaçe dhe ushqime që janë të rrezikshme për njerëzit.
Denoncimi ka ardhur nga një qendër hipizmi në Ardene, në Francë. “Diskutimi ka qenë gjithmonë i njëjtë. Çdo herë që kuajt iknin nga qendra jonë, nuk merrnim më pas asnjë lajm nga zotëria që i blinte”, - thotë drejtori i qendrës së hipizmit, Arnod Ravox i cili shton se, - “me të mbërritur kafshët ngordhin nga kriza të zemrës, diçka e pabesueshme”.
Nga ana e tyre, kanë reaguar edhe fermerët francezë të cilët sigurojnë se mishi i tyre është i cilësisë së lartë.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com