TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e depozituar nga Partia Demokrtaike në lidhje me pretendimet e vjedhjes së votave në zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën për kryebashkiakun e Korçës. Në fillim të seancës trupa gjyqësore mori në shqyrtim videon e realizuar nga emisioni “Fiks Fare” për blerjen e votave me nga 2 mijë lekë të reja një votë, blerje që nga aktivistët e FRESSH në Korçë u argumentua me "thjesht për shpenzimet e udhëtimit për studentët korçarë në Tiranë, por vetëm ata që janë aktivistë të FRESSH". Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar PD-së të gjejë atë pjesë të videos ku gjenden provat, pasi video ishte shumë e gjatë për t’u parë e gjitha. Gjetja ka vonuar pak minuta dhe brenda gjysmë ore rifilloi shqyrtimi i saj.

Video ishte pikërisht ajo që dëshmon mbi të pretenduarën "blerje të votave" për Bashkinë e Korçës. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso gjatë shqyrtimit është shprehur: “Pamjet janë të qarta, s’ka nevojë për komente: personat në video kanë votuar për PS, pasi u shpërblyen. Zgjedhjet nuk ishin të lira, pasi është shkelur neni 1 dhe 45 i Kushtetutës. Kaso ka kërkuar të dijë se kush janë konkretisht ata që janë blerë dhe ku kanë votuar. "Se ku kanë votuar pyesni vajzat e Rilindjes se ata i kishin listat", ka shtuar Ivi Kaso.

Përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji ka mbrojtur konstatimin se "listat në video nuk janë lista zgjedhjesh, por e një grupi të rinjsh që e kishin për interesa të tyre". "Duam të dimë kush janë vajzat që marrin lekë në video? Po nuk identifikohen vajzat në video, materiali s’ka vlerë", ka deklaruar Salianji. Pasi përfundoi shqyrtimi i provave, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso: ka kërkuar të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe ripërsëritje e tyre. "Ishte ngritur një sistem i frikshëm i shitblerjes së votës", ka thënë ai.

Pretendimet e palëve
Lidhur me kërkesën e depozituar në Kolegj nga ana e PD për pavleshmërinë e zgjedhjeve në Korçë dhe ripërsëristjen e tyre palët kanë ndarë qëndrime në ndryshme. Pas vendimit përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso e kritikoi këtë vendim dhe u shpreh se "para fenomenit të turpshëm, joligjor, që është ngritur në sistem nga përfaqësuesit e PS në Korçë ai i shitblerjes Kolegji zgjodhi të mbyllte sytë. Kjo zgjedhje është po aq e tolerueshme sa vetë fenomeni". Kaso ka cilësuar se vota në Korçë, vetëm e lirë dhe e ndershme që s’mund të kishte qenë.

"Ajo që duhet të bënte Kolegji ishte që të merrte një vendim dastrik, t’i thoshte stop fenomenit. Ishte ngritur një sistem i frikshëm i shitblerjes së votës", ka thënë ai. Pasi përfundoi shqyrtimi i provave nga Kolegji, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso kërkoi që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe të bëhet ripërsëritje e tyre. Ndërkohë që përfësuesi ligjor i PS në Kolegjin Zgjedhor, Eridian Salianji, vendimi i dhënë ishte i drejtë. “Vendim mëse i drejtë, që vendosi atë çka ligji parashikon”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji pas vendimit.
 
Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)