Krimi Ekonomik Financiar ka ndaluar sot përgjegjësin e task-forcës së OSHEE për veriun.
Policia ka njoftuar se Gëzim Nikshiqi, 45 vjeç, me profesion inxhinier elektrik, nuk ka përpiluar procesverbalin e kontrollit të ushtruar në një banesë.
Nikshiqi, ushtronte detyrën e përgjegjësit të task-forcës së OSHEE për veriun dhe akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi nuk hartoi raportin për abonentin Hysen Isufi.
Ndërkaq, shtetasi Hysen Isufi është proceduar penalisht dhe është shpallur në kërkim.
Materialet për 45vjeçarin Nikshiqi i kaluan për procedim të mëtejshëm penal Prokurorisë së rrethit, ndërsa mbi të rëndon akuza për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com