S’ka energji, mbyllet Kurum Mbeten pa punë 700 punonjës
Shkak i ndërprerjes së punës në Kurum është pamundësia e furnizimit me energji elektrike nga OSSH. Kjo ka bërë që 700 punonjësit që aktualisht janë duke kryer dy javët e lejes së zakonshme, të humbasin vendet e punës.
ELBASAN – Kurum ndërpret punën, duke bërë që 700 punonjësit që aktualisht janë duke kryer dy javët e lejes së zakonshme, të humbasin vendet e punës. Shkak i ndërprerjes së punës në Kurum është pamundësia e furnizimit me energji elektrike nga OSSH. Në një njoftim për shtyp thuhet se për shkaqe të paparashikuara nga punëdhënësi të cilat kanë të bëjnë me arsye objektive të mungesës së energjisë elektrike. Megjithë përpjekjet e bëra nga Kurum për sigurimin e energjisë, brenda dhe jashtë vendit detyrohet të pezullojë punën në Uzinën e Çelikut, në Uzinën e Oksigjenit dhe në Fabrikën e gëlqeres për 90 ditë. Për rrjedhojë punonësit e Kurum ndërpresin marrëdhënien e punës. Ndërkaq të premten këshilli sindikal i konfederatës në Elbasan ka paralajmëruar protestë në qendër të qytetit.