S’ka fitues në derbin e Italisë,
Interi mbetet i pari në Serinë A

S’ka fitues në derbin e Italisë,<br />Interi mbetet i pari në Serinë A<br>
S’ka fitues në derbin e Italisë. Juventus-Inter mbyllet në barazim pa gola. Bardhezinjtë kishin rastet më të mira por Interi diti të vuante dhe të dilte i pamposhtur nga Torino duke mbajtur vendin e parë në renditjen e Serisë A. Në “Allianz Stadium” ishte më shumë një ndeshje e dyluftuar ku skuadra e Allegrit kishte epërsi dhe rastet më të mira. Në fraksionin e parë protagonist ishte kroati Mario Mandzukic që pati disa raste dhe impenjoi portierin mik Handanovic ndërsa në fund goditi edhe traversën.

Në pjesën e dytë vendasit patën edhe një tjetër rast të mirë me Asamoah por Handanovic i tha sërish “Jo”. Candreva,Peresic dhe Icardi nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe kjo bërë që loja e zikaltërve të mos ishte ajo e zakonshmja por skuadra nga Milano morri atë që donte, një pikë të vlefshme që e mban në vend të parë me 40 pikë.

Napoli dhe Juventus ndodhen në kuotën e 38 pikëve por napoletanët kanë sot shansin të rikthehen të parët. Për trajnerin e Juves Allegri skuadrës së tij i mungoi vetëm goli ndërsa sqaron se edhe Interi është në garë për titullin. Nga ana tjetër trajneri i zikaltërve Spalleti i gëzohet pikës por thotë se Interi i tij mund të kishte bërë më shumë pasi nuk ka asgjë më pak se “Zonja e Vjetër”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal