TIRANË - Pengesat që ndanin mazhorancën dhe opozitën në ditët e para të hartimit të draftit të ekspertëve për reformën në drejtësi, duket se nuk ekzistojnë më dhe të dy krahët e politikës janë në prag të një momenti historik, atë të arritjes së konsensusit. Qartazi, Partia Demokratike ndahej në thelb me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për pikat e nxehta të reformës si formula e votimit të gjyqtarëve në Kuvend dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera kushtetuese, Byroja Kombëtare e Hetimit apo dhe ndërprerja ose jo e mandateve të titullarëve të institucioneve kushtetuese.