Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër është shkarkuar nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe shkak për këtë është bërë performanca e ulët e ushtrimit të detyrës nga ana e tij.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë, thotë se, Florjan Hysi u shkarkua si pasojë e mospërmbushjes të rregullt të detyrës së ngarkuar nga ligji.

Kjo masë disiplinore u mor pasi, u konstatuan: Mosrepektimin e afateve për trajtimin dhe dhënien e shërbimit të kërkuar nga qytetarët, Mungesë të theksuar në administrimin e funksionit publik dhe Performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës. 

Manjani, thuhet në njoftim, gjen rastin të përsërisë edhe njëhërë qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të qytetarëve


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)