Pa marrë këtë certifikatë sigurie, këta efektivë nuk mund të përdorin informacionet sekrete. Për këtë arsyeje më shumë se 60 punonjës dhe drejtues policie, pritet të largohen nga detyra e tyre për shkak se nuk janë pajisur me këtë certifikatë sigurie.
Të kontaktuar nga Report TV burime jozyrtare nga Policia e Shtetit thanë se të gjithë policët dhe drejtuesit që nuk do të pajisjen me certifikatën e sigurisë, pritet të emërohen në pozicione të reja, ku nuk do të kenë në dorë informacione sekrete.
Shkak i refuzimit të certifikatës së sigurisë për këta punonjës, janë dosjet e policëve me probleme, ku kanë vërejtje nga eprorët apo u mungojnë trajnimet jashtë shtetit. DISK, institucioni që lëshon këtë certifikatë sigurie, është në varësi të qeverisë.
d.b/shqiptarja.com