S’ndalen pretendentët vendosin
Sukaj e Salihi

S’ndalen pretendentët vendosin<br />Sukaj e Salihi
TIRANË - Skënderbeu dhe Partizani nuk lejojnë hapat falsë duke fituar përballjet me rivalët direkte me rezultate minimale. Kampionët e Shqipërisë mundën Tiranën në Korçë 1-0 duke iu falur një penalltie të dyshimtë që do të ngjallë shumë diskutime. Heroi i ekipit të Skënderbeut ishte Hamdi Salihi, që fitoi penalltinë në të 76’ pasi sipas arbitrit Koçi u rrëzua në mënyrë të parregullt. Nga pika e bardhë shkodrani ekzekuton në mënyrë perfekte një perlë me ‘lugë’ duke dërguar topin në rrjetë dhe ngritur stadiumin në peshë, që ishte mbushur pas dy ndeshjeve pezullim nga Disiplina. Tirana tentoi disa herë për të gjetur golin në sfidën ndaj Skënderbeut me Gilman Likën, Muzakën dhe Fukuin, por konkretizimi para portës mungoi falë edhe paraqitjes shumë të mirë të portierit Shehi.

Pavarësisht presion të miqve, deri në fund korçaret arritën të mbanin portën të paprekur duke siguruar fitoren e 3 përballë Tiranës këtë edicion duke marrë 3 pikë të arta që e ngjisin në krye me 52 pikë, të ndjekur nga Partizani me 48. Edhe të kuqtë janë kthyer në makth për Kukësin, që pëson një tjetër humbje ndaj Partizanit, e treta brenda edicionit. Në stadiumin kombëtar Partizani nuk e pati aspak të lehtë pavarësisht rezultatit në fund dhe tre pikëve që siguroi duke mbajtur të paprekur distancën me Skënderbeun.

Autori i golit për ekipin e Partizanit ishte Xhevahir Sukaj, shkodrani i të kuqtë ashtu sikur edhe patrioti i kampionëve vendosën fatin e ndeshjes përballë verilindorëve. Dy shkodranët Salihi dhe Sukaj janë njerëzit e mbrëmjes së djeshme dhe lojtarët më të mirë të kampionatit deri tani. Partizani edhe pse ka bërë një merkato të fuqishme, deri tani mbetet në letër, pasi blerjet e reja ende nuk kanë nxjerrë në pah pritshmëritë. Trajneri Agostineli e cilësoi të merituar fitoren, ndërsa Duro i Kukësit u ankua për gjykimin. E ndërsa Skënderbeu dhe Partizani vazhdojnë luftën për kreun krijojnë edhe një shkëputje të konsiderueshme nga vendi i tretë dhe i katërt. Tashmë për vendin e 3 ka garë mes Teutës e Tiranës, me bardheblutë më një pikë më shumë.


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh