Një shtetas italian, administrator i një subjekti në qytetin e Vlorës është proceduar penalisht për “punësim të paligjshëm”, dhe “fshehje e të ardhurave”. Sipas policisë së Vlorës, shtetasi A.M., nuk ka shlyer detyrimet shoqërore të punonjësve të ij për periudhën Gusht 2013-Shtator 2014.
Procedimi penal në ngarkim të tij filloi pas kallëzimit të dhënë nga shtetasit E. C., I. S., A. M., dhe N. N., të cilët kanë kallëzuar se megjithëse u ishte mbajtur një pjesë e rrogës, sigurimet shoqërore nuk u ishin derdhur.
Ndërkaq, materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.
/Shqiptarja.com