S’u ftua Kosova, Shqipëria
bojkoton ministerialin në Bosnje
Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.
Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.
Report TV mëson se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë, që ka për tematikë "Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian", organizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, parashikuar për t’u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banjallukë.
Zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edlira Prendi, ka bërë të ditur për Report TV se ministri Bushati ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, në të cilën shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim. Në argumentimin e vet, ministri Bushati i ka komunikuar ministrit Crnadak se nuk mund të ketë diskutim kuptimplotë dhe të dobishëm mbi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, pa qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor, në frymën e mirëkuptimit, respektit dhe gjithëpërfshirjes.
Për shkak të mungesës së Kosovës, edhe zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka refuzuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në takimin e së premtes, që do të mbahet në Banjallukë. “Edhe me gjithë faktin se konfirmova prezencën time në atë konferencë, pasi kuptova se Kosova nuk është ftuar vlerësova edhe si zv.kryeministër i Maqedonisë se nuk do të ndihmojë procesin një konferencë, në të cilën nuk do të marrë pjesë një prej gjashtë shteteve, prandaj edhe i informova organizatorët se nuk do të merrja pjesë në konferencë”, theksoi dy ditë para mbajtjes së mbledhjes zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.6%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01
-
‘Frymë vere’, instrumentistët e TKOB koncert në Pogradec
30 Korrik, 20:49
-
Spiropali kryetare e parlamentit mori dhe 4 vota nga opozita! Bardhi në foltore, por emri i tij del tek tabela e votimit
30 Korrik, 20:36
-
VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri
30 Korrik, 20:22
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15