Ai ka shkruar se Rama po tregon sa i dhemb e i djeg çështja e drogës dhe e krimit. Sipas tij, kryeministri po përpiqet të ndryshojë thelbin e debatit, duke kaluar nga karotat e Divjakës te prishja e shtëpive në Himarë, por nuk i shpëton dot llumit të drogës e krimit që po e mbyt.
“Sot ne Parlament, Rama po tregon se sa i dhemb e i djeg ceshtja e droges dhe krimit qe e ka vene ne qender te goditjeve te gjithe institucioneve nderkombetare. Urdheroi dhe po perpiqet ta ndryshoje thelbin e debatit duke kaluar nga karrotat e Divjakes tek prishja e shtepive ne Himare por nuk i shpeton dot llumit te droges e krimit qe po e mbyt. Edhe sikur te zhvishet lakuriq (gje qe ia kujtoi kryetari i PD dhe ai eshte gati ta bej) edhe ti urdheroje gjithe mediat te paraqesin ate si patriot e opoziten si antishqiptare, prape nuk do te shpetoj dot nga llumi i krimit ku eshte zhytur , nuk do ta shpelaje dot kete llum. Aty do mbytet...”, shkruan Paloka.
d.c./shqiptarja.com