Momente interesante në sallën e Kuvendit ka pasur edhe seancën e kësaj të marte ku pritet të miratohet programi dhe qeveria e re “Rama 2”. 

Por jo çdo gjë është pikasur nga kamerat e televizoneve të shumta që kanë ndjekur seancën. 

Krahas debatit të ashpër nga foltoret, Kuvendi ka edhe anën tjetër, atë në kufijtë e njerëzores.

Kësisoj, dy kryetarët rivalë të grupeve parlamentare, Taulant Balla i PS dhe Edmond Spaho i PD janë parë teksa konsultoheshin me njëri-tjetrin. 

Ka qenë kreu i deputetëve socialistë, Balla ai i cili ka shkuar pranë Spahos. Ndërsa në një moment tjetër, është deputeti i PD, Flamur Noka i cili shkon pranë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

[gallery]23865[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com