TIRANE- Partia Socialiste nuk do të zhvillojë zgjedhje për kryetarin e saj. Asambleja e mbledhur dje nuk mori ndonjë vendim për numrin një të partisë dhe asnjë nga 7 vendimet e marra, nuk përmendte zgjedhjet për rikonfirmimin e Ramës apo hapjen e garës. Kjo gjë ka shkaktuar debate të forta mes deputetit socialist Ben Blushit dhe kreut të selisë rozë Edi Ramës.
Blushi ka kërkuar hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të PS-së. “Shoh që Asambleja do të vendosë për zgjedhjen e të gjitha strukturave të partisë, dhe do të thërrasë Kongresin për zgjedhjen e kryesisë së saj. Kryetarit ka dy vjet që i ka mbaruar mandati, siç përcaktohet në statut dhe nuk pranon të bëjë zgjedhje. Përse nuk është në program zgjedhja e kryetarit?”- është shprehur Blushi. Por kryeministri tha se ky vendim i takon Kongresit Zgjedhor dhe jo Asamblesë.
/Shqiptarja.com