Sa e ka 'fajin' gjyshi për peshën e fëmijës?

Sa e ka 'fajin' gjyshi për peshën e fëmijës?

Foto ilustruese

Fëmijët e rritur nga gjyshërit kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë. Ky është rezultati i një studimi më të fundit në nga Shkolla Broën e Universitetit të Uashingtonit. Sipas analizës së 23 studimeve të kryera në SHBA, fëmijët që shpenzojnë shumë kohë dhe marrin kujdesin më të madh nga gjyshërit e tyre kanë gati 30 për qind më shumë gjasa të jenë mbipeshë ose obezë.

Kuptohet, gjyshërit mund të kenë qëllime të mira, por ata mund të ndikojnë në peshën e nipit të tyre në shumë mënyra, duke përfshirë zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe perceptimet e tyre për atë që përbën një mënyrë jetese të shëndetshme.

“Mençuria, traditat, udhëzimet dhe kujtimet që gjyshërit u ofrojnë nipërve dhe mbesat e tyre janë një trashëgimi dhe përfitim për gjithë jetën. Megjithatë, ndër të gjitha avantazhet, mund të ketë edhe disa ndikime negative që vijnë nga kujdesi i gjyshërve, të cilat nuk duhen anashkaluar”, thotë studiuesi kryesor dhe asistent profesori, Dr. Ruopeng An.

Një nga këto ndikime negative ndikon në zakonet e të ngrënit dhe ushtrimeve të fëmijës. Disa gjyshër mund t'i shtyjnë nipërit e tyre të hanë vakte më të mëdha, më të shpeshta dhe shpesh u ofrojnë ëmbëlsira, ushqime të skuqura apo ushqime të tjera yndyrore për t'u treguar atyre dashurinë e tyre. Gjithashtu, në disa kultura, gjyshërit kanë më shumë gjasa të mos lejojnë fëmijët të bëjë punët e shtëpisë , një komponent kyç i aktivitetit fizik në situata të tilla.

Ajo që bie në sy në këtë rast është se, megjithëse studimet u kryen në vende të ndryshme, rezultoi se tendencat ishin të ngjashme në të gjitha vendet.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)