Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti. Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç ka marrë pagë neto prej 2300 eurove.
Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviç Milaçiç u pagua 1503 euro.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiç ka fituar 1448 euro në janar. Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviç ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviç rreth 1670 euro.
Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviç, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviç rreth 1740 euro. Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiç, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiç, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
43.9%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16
-
Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)
1 Janar, 19:05