Kylie Jenner mendohet të ketë shpenzuar plot 50,000 dollarë për të blerë një qenush të racës Bulldog-Dalmat francez. 18-vjeçarja publikoi disa video ditën e djeshme në Snapchat ku shfaqej katër-putroshi i ri dhe kishte shkruar çmimin 50,000 dollarë.
Ndjekësit e Jenner, edhe pse janë mësuar me shpenzimet marramëndëse që bën jo vetëm ajo, por personazhet publik në përgjithësi, e kanë komentuar jo pak një shifër të tillë. A janë bërë me një vëlla të ri qentë aktualë të Jenner, Norman, Bambi dhe Sofia?!
Burime nga E!News thonë se jo. Rolly i vogël është në pronësi të Tyga-s, të dashurit të Kylie. Reperi mund të ketë shpenzuar një sasi kaq të madhe parash vetëm për të blerë një kafshë shtëpiake dhe Kylie mund ta shijojë, ta 'shtrydhë' e ta shfrytëzojë deri në fund për ta postuar më pas në rrjete sociale!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com