Sa paguhet për një shooting? Flet me shifra Kristina Baki (VIDEO)

Është një nga modelet më të kërkuara në tregun e modelingut në Shqipëri dhe ka patur eksperienca të rëndësishme edhe në tregun botëror, sidomos në atë aziatik.

Kristina Baki, e njohur si një nga modelet që karakterizohet nga ëmbëlsia dhe thjeshtësia duket se ka vendosur një standard të ri në botën e modelingut në Shqipëri me profesionalizmin e saj. E ftuar në ‘Rreze Dielli’, modelja tregon se të bësh modeling në Shqipëri është e vështirë, por duhet të vendosësh disa ‘kushte’ në mënyrë që të punosh me profesionistë. Por sa paguhet një modele për një shooting? Kristina vendos të flasë drejtpërdrejtë dhe me shifra.

‘Nuk di të them për modelet e tjera, ka pagesa të ndryshme. Më përpara paguhesha më pak, por kur jashtë të paguajnë më mirë, pse të mos paguhesh edhe këtu kur e bën punën me profesionalizëm. Unë paguhem për një ditë fotoshooting 800-1000 euro.'  thotë modelja.

Gjithashtu Kristina Baki thotë se është më e thjeshtë të fitosh para nëpërmjet instagramit sesa në pasarela mode.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie