Në dosjen hetimore që Report Tv disponon për aferën e ish-kompleksit Partizani rezulton se Jamarbër Malltezi ka fshehur të ardhurat që ka marrë përmes ‘Homeplan’ në vitin 2017. Në deklarimin e të ardhura individuale për vitin 2017 Jamarbër Malltezi ka deklaruar 150,000,000 leke.
“Gjithashtu, janë analizuar deklarimet e bëra nga shtetasi Jamarbër Malltezi në deklaratat individuale të të Ardhurave DIVA nga të cilat rezulton se:
- Për periudhën 2011-2016 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar 0 lekë.
Per vitin 2017 tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar" 150,000,000 leke.
Për vitin 2018 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Te ardhurat bruto nga dividenti" ka deklaruar 0 lekë.”, nënvizohet në dosje.
Por sa ka marrë Malltezi në të vërtetë vitin 2017? Ne total për vitin 2017, sipas dosjes rezulton se Jamarbër Malltezi, sipas tabelës së sekuestruar, rezulton të ketë marrë përfitim, i cili vishet me emrin "divident" në shumën 112 107 euro.
“Sipas deklaratës vjetore Indidividuale të të ardhurave Diva, ky shtetas, për vitin 2017, ka deklaruar 150 000 000 leke. Në vijim, është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me Dividentin e shpërndarë për shtetasin Jamarbër Malltezi. Në përgjigjen e ardhur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na informon si më poshtë: Shtetasi Jamarbër Malltezi rezulton i regjistruar si aksioner individ i Homeplan me nipt K81803020E nga 27.12.2018.”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
SPAK përgënjeshtron Berishën! Dokumenti kur Malltezi mori 547 mijë euro cash! Ish kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë! Provat që 'kryqëzojnë'
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Frrok Çupi: 21 Janari, jeta nuk është rotacion
21 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!
21 Janar, 13:24
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59