Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka ironizuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të e kanë mposhtur Iranin.
Përmes një reagimi në rrjetin social ‘X’, Ghalibaf tha se Trump “ka pretenduar se na ka ‘mundur’ nëntë herë gjatë dy javëve të fundit”, duke shtuar: “Sa qesharake!”.
Kujtojmë se Presidenti Trump ka deklaruar disa herë kohët e fundit se SHBA-të po e fitojnë luftën në Iran.
Një ditë më parë, Trump shkroi në platformën ‘Truth Social’ se Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.
Po ashtu, në një tjetër postim ai deklaroi se Irani është “plotësisht i mundur dhe kërkon një marrëveshje”, por Trump tha se nuk do ta pranonte një marrëveshje të tillë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani: Është lëshuar një raketë me karburant të ngurtë 'Sejjil' kundër Izraelit! Rreth 1000 anije në pritje për të kaluar Ngushticën e Hormuzit! Trump: Mojtaba Khamenei? S'e di nëse është gjallë












