Sa shqiptarë e njohin gjuhën angleze? Njihuni me studimin e fundit (Harta)

Sa shqiptarë e njohin gjuhën angleze? Njihuni me studimin e fundit (Harta)

Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.

Ndërsa sasia ka rëndësi, cilësia gjithashtu luan një rol thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjuhët. Aftësia e nevojshme për të komunikuar dhe kuptuar çështjet gjuhësore dhe vendet që mburren me numrin më të lartë të folësve, nuk mund ta pasqyrojnë atë domosdoshmërisht. Jo çuditërisht, Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë. Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv. Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze, ose siç emërtohet “injorantë’ në gjuhën angleze.

Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45);  Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77);  Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37).
Duke lënë mënjanë hegjemoninë gjuhësore, anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale/ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës