Sa të dashura ke, se kam dëgjuar që je njëçik mistrec? Ermal Meta: Një mezi mbahet…

Sa të dashura ke, se kam dëgjuar që je njëçik mistrec? Ermal Meta: Një mezi mbahet…

Ermal Meta

Publiku e priti në këmbë e me duartrokitje të zjarrta këngëtarin shqiptar që ka fituar zemrat e mijëra personave me talentin e tij e që padyshim bën krenarë çdo shqiptar.

Në këtë mbrëmje finale të “Në kurthin e Piter Pan”, i ftuari i parë special ishte artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta. I riu me origjinë në Fieri, iu përgjigj pyetjeve sa gazmore, aq edhe interesante të fëmijëve, të cilët ishin kureshtarë si për ushqimet që konsumonte, e deri se sa të dashura kishte…

Italia më shumë se Shqipëria ka vetëm makaronat. Ndërsa Shqipëria për mua ka një copë të zemrës, kam familjen.

Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?

Duhet të jetë shumë e ndershme dhe shumë autoironike. Bukuria nuk më intereson shumë, sepse ikën me shumë shpejtësi. Ajo që ngelet është bukuria e brendshme.

Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?

Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, imagjinoni dy.

A e ke lënë groshën e Fierit? …apo tani ha vetëm pasta, pica, makarona kështu gjërash ti?

Mua më pëlqejnë shumë fasulet. Por më pëlqejnë vetëm si i bën gjyshja ime ama, për të tjerat pastaj, të tjerat nuk më pëlqejnë./tvklan.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali