Sabit Brokaj: Berisha sa më shpejt
prapa hekurave, destabilizon

Sabit Brokaj: Berisha sa më shpejt<br />prapa hekurave, destabilizon
TIRANE- Sabit Brokaj, ish-ministri i Mbrojtjes dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve pranë kryetarit të PS-së Edi Rama, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregohet shumë i ashpër jo vetëm në drejtim të ish-kryeministrit demokrat Sali Berisha që kërcënon me destabilitet të vendit, por dhe ndaj drejtësisë e politikës që qëndrojnë indiferente. Ai thotë, se me gjithë këto të këqija që i ka sjellë vendit në këto 23 vite, Berisha duhej të ishte para drejtësisë dhe të kishte provuar qelitë e burgut.

Për të fajtore është drejtësia që e lë Berishën në politikë, por dhe politika e majtë dhe e djathtë që ende vazhdon t’ia ushqejë idenë e të qëndruarit në politikë, për të sjellë vetëm negativitete në Shqipëri, siç ka sjellë gjatë tërë këtyre viteve.
 
Ish-kryeministri Berisha si në Parlament ashtu dhe në publik dhe rrjetet sociale po kërcënon me destabilitet të situatës dhe me përplasje me qeverinë. Komenti juaj?
Sali Berisha këtë punë ka bërë për 23 vite me radhë. Ka kërcënuar, ka shkatërruar institucione dhe gjithë vendin. Nuk është gjë e re që ai kërcënon me destabilitet të vendit, pasi e ka bërë realitet një gjë të tillë. Për mendimin tim me Sali Berishën  nuk ka asnjë punë politika, as qeveria, por drejtësia shqiptare. E cila duhej ta kishte bërë detyrën e saj që në momentet e para kur është përballur me një njeri të tillë që vetëm shkatërrim i ka sjellë këtij vendi. Kështu që drejtësia duhet të merret seriozisht me të.
 
Por Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një zë i fortë në PD dhe në grupin parlamentar të kësaj partie...?
Sali Berisha duhet të çohet para drejtësisë, pasi ka bërë shumë të këqija në këtë vend. E shkatërroi tërësisht, me politikën e tij të përçarjes, ka sjellë përplasje mes njerëzve në Shqipëri. Prandaj them se drejtësia duhet të merret seriozisht me të, pasi sa më shumë ta lësh në politikë Sali Berishën, aq më mbrapsht do të shkojë ky vend, aq më e lartë do të jetë kostoja për vendin. Në këto 23 vite gjithçka negative që ka ndodhur ka pasur autor Sali Berishën.

Kështu, vjedhja e votës më 1996 kishte autor Berishën, krijimi i sistemit mashtrues piramidal që vodhi paratë e shqiptarëve kishte autor Berishën, shkatërrimi i shtetit nga themelet në mars 1997 ku humbën jetën mbi katër mijë njerëz të pafajshëm kishte autor Berishën, grushti i shtetit më ’98, rrënimi i ekonomisë e vjedhja e pasurisë kombëtare në qeverisjen tetëvjeçare ka për autor Berishën, lënia jashtë dyerve të Evropës ka sërish autor Berishën. Tani kërcënon me destabilitet, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga pushteti, çka tregon se ai nuk ndalet së bëri keq këtij vendi. Prandaj sa të jetë ai në politikë, gjithçka do të shkojë mbrapsht dhe nuk ka shpresë ringritjeje.
 
Kush mendoni se ka përgjegjësi për krijimin e kësaj situate aspak të qetë, pasi opozita ka kërcënuar me skenare...?
E para e punës Sali Berisha nuk mund të identifikojë veten me lëvizjen e Timoshenkos, pasi ai është një ‘Janukoviç’ shqiptar, i cili vrau në mes të bulevardit qendror të kryeqytetit më 21 janar katër protestues të pafajshëm të opozitës. Ndërsa në Ukrainë për vrasjet që kreu ish-Presidenti Janukoviç jo vetëm që u shkarkua, por është dhe në kërkim ndërkombëtar dhe po përgatitet padia për në gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit.

Ndërsa Berisha jo vetëm që nuk iku nga pushteti, jo vetëm që nuk ka shkuar para drejtësisë, por dhe sot e kësaj dite kërcënon me skenare dhe destabilizim të vendit. Prandaj them se Berisha duhej të ishte para drejtësisë tani, jo në politikë duke kërcënuar kundërshtarët politikë, qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipërinë me trazira.
 
Po përgjegjësia e kujt është që kemi një situatë të tillë....?
Duke parë se Berisha çfarë nuk ka bërë në këtë vend, madje dhe tani vonë me vjedhjen e “Rrugës së Kombit”, “Gërdecin”, me “21 janarin”, me vjedhjen e votës më 8 maj 2011, me boshatisjen e arkës së shtetit, me futjen borxh të vendit deri në grykë duhet të jetë para drejtësisë. Përgjegjësinë për këtë situatë e kanë të gjithë ata që kanë lënë Sali Berishën deri më tani jashtë hekurave të burgut.

Dhe përgjegjës për këtë është drejtësia, pra prokuroria e gjykata dhe politika e majtë dhe e djathtë, që lë një njeri të tillë me rrezikshmëri të lartë për vendin, dhe me kosto negative të provuar për vendin, jashtë hekurave të burgut. Ndaj, sa më shpejt të zhduket nga skena politike Sali Berisha, aq më shpejt do të orientohet ky vend drejt progresit dhe strukturave të BE.
 
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës