Sabit Brokaj rrëfen: Të gjitha
intrigat e Kastriot Islamit

Sabit Brokaj rrëfen: Të gjitha<br />intrigat e Kastriot Islamit
TIRANE- Ish-anëtari i kryesisë së PS, deputet në të gjitha legjislaturat dhe një ndër ministrat e qeverisjes socialiste, Brokaj ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të sapo çrregjistruar Islami se ka punuar kundër PS por dhe kundër koalicionit të kësaj partie me LSI-në.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën ‘Shqiptarja.com” Sabit Brokaj vlerëson se çrregjistrimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS është bërë ndoshta shumë vonë, pasi kishte kohë që ai ecte në drejtim të kundërt me projektin dhe strategjinë e PS.

Brokaj nuk ka munguar ta cilësojë Islamin si intrigantin më të madh të Partisë Socialiste, punë me të cilën është marrë që në themelimin e saj, duke sjellë “viktima” në radhët e partisë më të madhe të opozitës, por dhe konflikte gjatë kohës që ka qënë në pushtet si dhe pakësuar shanset e saj për koalicione dhe arritjen e një solidariteti politik brenda vetë Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare.

“Mendoj që u realizua një aspekt formal, pasi Islami kishte shumë kohë që nuk transmetonte asgjë në drejtim të PS. Përkundrazi punonte në drejtim të kundërt me PS, duke i sjellë mjaft dëme kësaj partie”, është shprehur, Brokaj në një deklaratë për gazetën “Shqiptarja.com”, teksa ka argumentuar vendimin më të fundit të grupit parlamentar për çregjistrimin e Islamit nga grupi i PS, por dhe debatet që kanë shpërthyer pas këtij vendimi normal të këtij forumi të socialistëve në opozitë.

Në të njejtën kohë ish funksionari i lartë socialist nuk ka munguar të flasë dhe në lidhje me atë çka deputeti që tashmë nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS ka prezantuar gjatë karrierës së tij politike, e mbushur sipas tij me sjelljen e problemeve në gjirin e partisw ku ka milituar. "Islami ka një kontradiktë mes inteligjencës së tij personale e profesionale dhe sjelljes politike. Ai ka një kontradiktë të fortë midis kontributit të tij në PS që në themelimin e saj dhe veprimtarisë së tij në dëm të PS sidomos që kur ajo erdhi në pushtet", thotë ish-funksionari i lartë socialist, Brokaj. Për të cilin që në vitin 1991, kur u themelua PS shumë prej figurave
kryesore të kësaj partie kanë qënë pre e intrigave dhe përplasjeve që ka krijuar Islami, i cili kur ka parë veten të rrezikuar apo mënjanuar
menjëherë, sipas zyrtarit të lartë socialist, i është rikthyer krijimit të problemeve dhe përplasjeve brenda PS.

Për më tepër që teza për bashkimin e së majtës, projekt të cilin Islami i bëri publik vetëm dy ditë më parë, për Brokajn nuk shkon me
sjelljen politike të përçarjes së ka aplikuar brenda së majtës ky deputet, tashmë i çrregjistruar nga PS. "Islamit nuk i takon të flasë për një projekt të bashkimit të së majtës, pasi ai është më intriganti i së majtës. Ka qënë gjithnjë intrigant, dhe këtë e ka treguar gjatë tërë jetës së tij politike, ia kanë pohuar dhe në sy.

Madje Islami ka qënë ai që është vendosur në të gjitha rastet mes Ramës dhe Metës dhe sa herë që këta dy drejtues të së majtës kanë bërë përpjekje për të bashkëpunuar dhe krijuar një aleancë të qëndrueshme, kanë qënë intrigat e Islamit ato që i kanë larguar dhe përplasur me njëri tjetrin. Islami gjithnjë ka intriguar kundërt LSI që të mos jetë pjesë e koalicionit të majtë", është shprehur për gazetën Brokaj, njeriu që e njeh më shumë historinë e PS, pasi ka qënë vetë pjesë e rëndësishme e saj që në vitin 1991.

Ai nuk ka munguar të komentojnë dhe demonizimin e Ramës, kreut të opozitës, në sytë e ndërkombëtarëve, duke e paraqitur atë si një partner joserioz në sytë e ndërkombëtarëve, akuza për të cilat bën përgjegjës Islamin. "Kastriot Islami dhe në sjelljen ndaj ndërkombëtarëve është një ndër faktorët kryesorë të dështimit të PS dhe Ramës në përçimin e shqetësimit për situatën në Shqipëri. Duke mos paraqitur gjendjen reale dhe shqetësimet që ngrinte PS, por në sensin e kundërt, e ka dëmtuar rëndë figurën e kryetarit të PS në sytë e ndërkombëtarëve", thotë Brokaj.

Ndërkohë që jo pak akuza kanë ardhur asokohe dhe nga Servet Pëllumbi, që e akuzonte se Islami i shiti foton me librin e Marksit në dorë për 500 dollarë ishbotuesit të gazetës Koha Jonë, Lesi, e pohuar dhe nga vetë ky i fundit në mënyrë publike. Ndërkohë që Brokaj, pas largimit për një kohë të shkurtër nga PS për në LSI, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit në këtë parti, duke ia lënë vendin në Kuvend ish-kolegut të tij, Spartak Braho.

Duke qënë se i ka njohur mirë dhe ambientet e LSI, por dhe "dorën e rëndë" tësistemit zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor, ku kryesor ka qënë
Islami në emër të PS, ku vetë Meta dhe drejtuesit e atëhershëm të LSI kanë akuzuar deputetin e larguar nga grupi i PS se ka bërë një sistem dhe Kod për të përjashtuar LSInë, Brokaj ka lënë për të kuptuar se Islami e ka të vështirë mbijetesën pa intrigë. Teksa ka qenë i rezervuar në deklaratat e tij, pasi ka kohë që është shkëputur nga politika aktive, Brokaj vlerëson zbatimin e rregullave nga PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump