Sabri Fejzullahu është një nga këngëtarët i cili ka dhënë një kontribut shumë të madh duke shënuar histori në muzikën shqiptare.
Megjithëse këngëtari para pak kohësh ka mbushur 70 vjeç nuk i ka ndalur koncertet e shumta, ai shquhet si një nga artistët më të paguar në trojet shqiptare.
Sabri Fejzullahu adhurohet nga shumë fansa si një artist të cilin mosha nuk e ndalon për vazhduar karierën e tij artistike.
Pavarsisht se është një nga këngëtarët më të paguar, Sabri Fejzullahu na ka habitur me mënyrën e tij të jetesës, në intervistat e dhëna ai është shprehur se i pëlqejnë ushqimet natyrale, madje këngëtari tregoi se djathin dhe kosin e bën vetë me qumësht dhie.