Sadiq Khan merr një tjetër mandat si kryebashkiak i Londrës! Veliaj: Lajm i mrekullueshëm në Ditën e Evropës

Sadiq Khan merr një tjetër mandat si kryebashkiak i Londrës! Veliaj: Lajm i mrekullueshëm në Ditën e Evropës

Erion Veliaj dhe Sadiq Khan

Laboristi Sadiq Khan ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Londës, në Britaninë e Madhe, duke mundur rivalin e tij konservativ, Shaun Bailey. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan për fitoren. Përmes një statusi të postuar në “Twitter”, Veliaj e përgëzon homologun e tij britanik, për të cilin edhe më herët kishte kërkuar mbështetjen e të gjithë bashkëkombasve tanë në Londër për ta votëbesuar sërish.

“Çfarë lajmi i mrekullueshëm në Ditën e Evropës! Urime Sadiq! Faleminderit të gjithëve që mbështetën mikun tonë Sadiq Khan. Ai do të vazhdojë të jetë një kryebashkiak progresiv dhe do ta mbajë Londrën një shembull global të hapjes dhe qëndrueshmërisë në këto kohë sfiduese! Bravo!” – shkruan krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sadiq Khan ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Londrës, duke mundur rivalin konservator Shaun Bailey. Ai fitoi 55.2% të votave në balotazh me Z. Bailey, pasi asnjëri nuk arriti të siguronte shumicën në raundin e parë të votimit. Ish-deputeti u bë kryetari i parë mysliman i një kryeqyteti të BE-së kur u zgjodh në vitin 2016.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)