Safet Gjici nis fushatën: S’do
kemi nevojë për projekte fantazmë

Safet Gjici nis fushatën: S’do<br />kemi nevojë për projekte fantazmë
TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kamzës Safet Gjici përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka publikuar premtimet e tij elektorale.

I bindur në fitoren e tij në bashkinë e Kamzës, Gjici shkruan se bashkë me qytetarët do të nisin një kapitull të ri. “Unë dua të siguroj secilin nga Ju, se bashkarisht nuk do të kemi më nevojë për “Medalje” të blera, për projekte fantazëm apo edhe “transparencën” që prej vitesh i ka munguar qytetarëve, te cilët kanë pritur më shumë nga drejtuesit aktualë” – shkruan Gjici në faqen e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Safet Gjicit në Facebook
Miqtë e mi!
Gjatë gjithë këtyre ditëve, që pas shpalljes time, si kandidat për bashkinë Kamzë, kam përjetuar një emocion të veçantë nga mbështetja e të gjithëve Ju.
Kjo mbështetje, jam i sigurtë se më 21 Qershor, do të jetë akoma më e madhe, në mënyrë që njëherë e mirë, bashkë me banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit, të nisim një kapitull të ri. Iu siguroj se do të jetë kapitulli i ndryshimeve të mëdha!
Me mbështetjen tuaj, ju qytetarë te Kamzës dhe të Paskuqanit, do të shihni rezultate konkrete, në drejtim të zhvillimit të zonës dhe jo të demagogjisë që është bërë në këto vite.Ju më njihni: Unë jam njeriu i punës dhe jo i fjalëve boshe.
Eksperienca ime, mbi 20- vjeçare në fushën e biznesit, por edhe drejtimi prej 1 viti të Institucionit të Prefektit të Qarkut të Kukësit, e faktojnë më së miri këtë.
Me mbështetjen tuaj, të gjithëve, pa dallime partiake, të majtë e të djathtë, do te vendosim bashkarisht për një zhvillim të ri të të gjitha lagjeve të bashkisë Kamëz.
Falë edhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, por edhe bashkëpunimit që do të kemi me faktorë ndërkombëtarë, qytetarët e Kamzës e të Paskuqanit do të kenë më shumë rrugë të asfaltuara, më shumë rrjete kanalizimesh e ujësjellësash, më shumë shërbime sociale, më shumë objekte të legalizuara, mirëmenaxhim të financave të bashkisë, mjedis të përmirësuar. Po ashtu, rigjallërim të jetës kulturore e sportive, urbanizim real të të gjitha zonave.
Në këtë dedikim timin, nuk dua të merrem me kundërshtarin tim. Ju të gjithë e dini se ai nuk ka më asnjë arsye dhe motiv që të qëndrojë në krye të institucionit që ka drejtuar prej 8 vitesh. Gjykata faktoi se ai ka abuzuar me fondet e bashkisë.
Sot, bashkia e Kamzës është e renditur e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 5-ta për nga numri i ndërtesave. Unë dua të siguroj secilin nga Ju, se bashkarisht nuk do të kemi më nevojë për “Medalje” të blera, për projekte fantazëm apo edhe “transparencën” që prej vitesh i ka munguar qytetarëve, te cilët kanë pritur më shumë nga drejtuesit aktualë.
Bashkë do i japim fund abuzimeve, mashtrimeve, korrupsionit, diskriminimit dhe demagogjisë, pasi ka ardhur koha që qytetarët te vendosin për fatin e tyre dhe jo ata që në emër të tyre sjellin vetëm rrënim, hajdutëri.
Bashkë do ti’a dalim.
Bashkë, më 21 Qershor, do ti japim fund përfaqësimit nga njerëz të konsumuar e të dënuar nga Drejtësia.

Safet GJICI
safet gjici

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani