Sahiti: Refuzova Kosovën e
Maqedoninë për Shqipërinë

Sahiti: Refuzova Kosovën e<br />Maqedoninë për Shqipërinë<br>
Sulmuesi i Kombëtares U-21, Emri Sahiti, ka folur në konferencë për mediat në lidhje me ndeshjen mes Shqipërsië dhe Sllovakisë. Ai u shpreh se ekipi do të futet në fushë për të fituar, megjithëse dhe barazime do ishte mirë.

Futemi në fushë për fitore. Synimi ynë është vetëm aspekti sulmues, por edhe barazimi nuk do të ishte keq, megjithëse do kërkojmë fitoren. Te Hajduku kam pak kohë që jam tranferuar dhe nuk e kam fituar ende vendin tim për titular, por mbetet në dorën e trajnerit. Unë jam duke u stërvitur për të marrë një vend titullari.

Përpara se të zgjidhja Shqipërinë, kam refuzuar ftesën e Maqedonisë, ndërsa para 1 muaji e gjysmë kam refuzuar edhe Kosovën. Synimi im ishte vetëm Kombëtarja shqiptare. Kam menduar vetëm për Shqipërinë edhe nëse më fton Kombëtarja A përgjigjja do jetë pozitive”-
u shpreh Emir Sahiti.

Mesfushori i Laçit, Sherif Kallaku, u shpreh e mungesat janë të rëndësishme, por grupi i përzgjedhur do të mundohet të japë më të mirën për të treguar vlerat e tyre.
Mungesat janë të rëndësishme, pasi na janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm. Megjithatë, futbollistët që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin, madje do të tentojnë të bëjnë edhe më mirë se ata, për të treguar që vlejnë. Pika më e fortë e kësaj Kombëtareje është grupi dhe jo individi”, - u shpreh Kallaku.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën